Nga shtrati i vdekjes drejt jetës, Musa Baculi puth në kokë mjekun italian që shpresoi deri në fund


Gazeta Express
25 Mars 2019 18:27

Nga shtrati i vdekjes në këmbë falë ndihmës së të gjithë shqiptarëve.

Kjo është historia e Musa Baculit, 15 vjeçarit nga Shkodra që prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Pasi qëndroi për muaj në gjendje kome në spitalin e Shkodrës, emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” e mori rastin për ta bërë publik, në mënyrë që të gjithë të kontribuonin për dërgimin e Musait në Itali, aje ku doktorët kishin premtuar se do të risillnin në jetë të riun.

Falë ndihmës dhe kontributeve të të gjithë shqiptarëve, shuma e parave u bë e mundur dhe Musa Baculi shkoi në Itali dhjetorin e kaluar.

Javën që lamë pas Musa Baculi doli publikisht, tashmë duke ecur dhe folur. Ai falënderoi shqiptarët për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm si dhe Elvis Naçin e Sidrit Bejlerin, që iu gjendën pranë.

Por një mesazh i veçantë ka shkuar për mjekët e spitalit të Xhenovas, ata që arritën të ndihmojnë Musa Baculin dhe ta çojnë nga shtrati i vdekjes.

Mjeku Paolo Gandullia tregoi se në fillim gjendja e Musait ishte tepër e rëndë por për fat të mirë dëmtimi celebral i tij ishte jo shkatërrues. Kjo i bëri mjekët të shpresonin për një rekuperim të shpejtë.

Kjo foto e publikuar nga Ilir Hoxholli tregon dhe momentet kur Musa Baculi puth doktorin italian Gandullia, mjeku i cili e ka ndjekur deri në fund rikuperimin e të riut.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart