“Nga rrëmbimi i Jan Prengës te vrasja në Tropojë”, Hoxha: Për çfarë po e shfrytëzojnë autorët izolimin - Gazeta Express
string(98) "nga-rrembimi-i-jan-prenges-te-vrasja-ne-tropoje-hoxha-per-cfare-po-e-shfrytezojne-autoret-izolimin"

Gazeta Express

06/04/2020 21:07

“Nga rrëmbimi i Jan Prengës te vrasja në Tropojë”, Hoxha: Për çfarë po e shfrytëzojnë autorët izolimin

Gazeta Express

06/04/2020 21:07

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se situata e krijuar nga koronavirusi, ka bërë që shumë çështje gjyqësore të mbeten pezull.

Hoxha vuri theksin te rrëmbimi dhe ekzekutimi i Jan Prengës, kufoma e të cilit ende nuk është gjetur. Hoxha tha se gjykata ka lënë në “arrest shtëpie”, njërin prej të arrestuarve babain e vëllezërve Hajri. Mirëpo, siç thekson ai ende nuk është kapur Altin Hajri.

Lexo Edhe:

Sipas tij kjo situatë është në favor të autorëve, të cilët po e shfrytëzojnë për të humbur gjurmët dhe për të prishur provat. Gazetari tha se ajo që bie më shumë në sy është edhe ndërpreja e operacionit “Forca e Ligjit “.

“Duket sikur kjo situatë ndaloi një sërë ngjarjesh të rëndësishme. Njëri nga të ndaluarit babai i vëllezërve Hajri tashmë është në ‘arrest shtëpie’. Por nuk është kapur Altin Hajri që është konsideruar si një nga kryesorët. Unë uroj që në raste të tilla të merren parasysh edhe situata ku ndodhemi. Por këto janë ngjarje nuk mund të lihen shumë në harresë. Ne ende nuk e dimë ku ndodhet kufoma e Jan Prengës. Fakti që dosja ka kaluar te SPAK nuk na çon askund dhe bën që kjo çështje të harrohet dalëngadalë. Personat do kenë kohën e duhur.

Do mundohen të fshehin gjurmët, të prishin provat dhe do të gjëjnë gropa në sistemin e drejtësisë. Që do të thotë që do të korruptojnë persona në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që situata e tyre të lehtësohet.

Kam pasur komunikim me shtetas shqiptarë që ndodhen në burgje në vende të largëta. Më kanë nisur edhe video nga burgu ku atje ka pasur revolta për të thyer burgjet, edhe të vrarë madje. Edhe ata kërkojnë një lloj ndërhyrje.

Kujtoj vrasjen e biznesmeni në Tropojë, Guxim Gjuricit. Edhe ajo ka hyrë në atë procedurën rutinë të institucioneve tona. Por ajo që bie më shumë në sy është ndërpreja e operacionit të famshëm OFL. Pra OFL vazhdoi deri në javë e parë të marsit dhe ai operacion është ndërprerë”, tha gazetari.