Disa nga krimet më misterioze në historinë e njerëzimit, autorët e të cilëve vazhdojnë të jenë të lirë.
Në listën e mëposhtme do të shikoni nga përbindëshi i Firences, te krimineli “fantazma i autostradës”, të cilit nuk u kapën kurrë.
Vrasësi i Parkut Kolonial – Vrau të paktën 8 persona pranë Parkut Kolonial në Virxhinia në fund të viteve ’80.
Vrasësi i Zodiakut – Firmoste me këtë emër dhe i dërgoi letra shtypit ku thonte se kishte vrarë 37 persona në San Francisko.
Fantazma i autostradës – Në vitet 1971 dhe 1972, 6 vajza afroamerikane u zhdukën në Uashington. Në njërën prej tyre u gjet një shënim: “Do të pranoj gjithçka kur të më kapni… nëse do të më kapni ndonjëherë”.
Burri i birrës – Vrau 6 persona në Indi në vitet 2006 dhe 2007. Viktimave u linte pranë një shishe birrë.
Vrasësi i Long Island – Ishte aktiv për 20 vite, nga 1993 në 2013, mendohet se ka vrarë 17 punëtorë seksi.
Vrasësi i makinetës – Ky vrasës fuste helm në pijet e makinetave dhe në vitin 1985 shkaktoi 12 viktima në Japoni.
Vrasësi i Autostradës së Lotëve – 16 femra u zhdukën në Kanada nga viti 1969 deri në vitin 2011. Të gjitha u rrëmbyen duke bërë autostop dhe më pas u vranë.
Vrasësi i I-70 – Një nga kriminelët më të kërkuar në SHBA. Ka vrarë me armë zjarri 9 persona në Teksas, Indiana, Misuri dhe Kansas.
Njeriu prej guri – Ka vrarë duke goditur me gur në kokë 13 të pastrehë në Indi, kur ata po flinin.
Përbindëshi i Firences – Ka vrarë 8 çifte nga viti 1969 deri në vitin 1985. Sulmonte të rinjtë kur ata ishin duke bërë dashuri brenda makinës.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...