“Nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve”, Meta me apel të fortë: Zgjohuni, të mos lejojmë të dëmtojnë jetët tona - Gazeta Express
string(123) "nga-papergjegjshmeria-dhe-korrupsioni-i-vendimmarresve-meta-me-apel-te-forte-zgjohuni-te-mos-lejojme-te-demtojne-jetet-tona"

Gazeta Express

05/06/2020 9:22

“Nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve”, Meta me apel të fortë: Zgjohuni, të mos lejojmë të dëmtojnë jetët tona

Gazeta Express

05/06/2020 9:22


Kreu i Shtetit Ilir Meta i është drejtuar qytetarëve me një apel të fortë në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Meta kërkon nga qytetarët që të “zgjohen” për të mos lejuar abuzimin me mjedisin “nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve”.

Lexo Edhe:

“Do të jem në mbështetje të shoqërisë civile, aktivistëve të ndershëm e patriotë dhe çdo komuniteti që duke mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore mbron të ardhmen e begatë të Shqipërisë!”, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTE

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.

Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë “diamanti” i Mesdheut dhe Europës!

Por të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur çdo dhuratë që na ka falur Zoti!

Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët! Ta mbajmë të pastër e të gjelbër, dhe një vend të mirë e të shëndetshëm për të jetuar!

Do të jem në mbështetje të shoqërisë civile, aktivistëve të ndershëm e patriotë dhe çdo komuniteti që duke mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore mbron të ardhmen e begatë të Shqipërisë! ????