‘Nga një lule për secilin nga ju’, Luana Vjollca sot feston


Gazeta Express
24 Maj 2019 18:13

Është bërë e udhës tashmë që Instagrami apo rrjetet e tjera sociale të jenë një numërator suksesi për personazhet e famshëm në të gjithë botën.

Dhe e themi me plot gojën që i tillë është edhe për Luana Vjollcën.

Ajo është padiskutim një ndër femrat më me ndikim në rrjetet sociale në vendin tonë, pasi jo më kot sot ka kapur shifrën e 1.5 milionë ndjekësve.

Se sa aktive janë ata shihet fare qartë në profilin e moderatores ku “Luanators” e “bombardojnë” me komente, pëlqime dhe shumë dashuri.

Mirëpo kjo dashuri është shumë reciproke sepse Luana qëndron shumë në kontakt me ndjekësit e saj, si me foto, video apo edhe komente të ndryshme.

Për të festuar shifren prej 1.5 milion ndjekësve, Luana u ka dedikuar një postim duke i falënderuar dhe duke “u dhuruar” nga një trëndafil për secilin.

“1.5 M, Nga nje lule per secilin nga ju qe ma mbushni shpirtin plot cdo dite me dashurine tuaj..”, shkroi Luana në postimin e saj.

Te fundit


Kthehu lart