Nga minimalja deri në maksimale, këto janë temperaturat për sot - Gazeta Express
string(62) "nga-minimalja-deri-ne-maksimale-keto-jane-temperaturat-per-sot"

Nga minimalja deri në maksimale, këto janë temperaturat për sot

Gazeta Express

21/02/2020 7:32

Sot në Kosovë në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht i kthjellët, kurse pasdite do të ketë shtim të vranësirave dhe erëra veriore. Mund të ketë reshje të dobëta lokale sporadike bore në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat minimale do të ulen afërsisht deri në -8 gradë Celsius, kurse ato maksimale të ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius në nivel vendi.

Nesër në tërë rajonin do të jetë pak më ftohtë se sa nesër për shkak të erërave veriore. Në mëngjes në disa rajone në Kosovë mund të ketë fjolla dëbore të intensitetit të dobët.

Lexo Edhe:

Të dielën pas një mëngjesi me ngrica gjatë ditës pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e ndjeshme e temperaturave.