Nga lufta në liri, njeriu nga Kosova që e ka bërë telashe Kinën - Gazeta Express
string(68) "nga-lufta-ne%cc%88-liri-njeriu-nga-kosova-qe-e-ka-bere-telashe-kinen"

Gazeta Express

25/10/2020 20:13

Nga lufta në liri, njeriu nga Kosova që e ka bërë telashe Kinën

Gazeta Express

25/10/2020 20:13

Anton Cena, xhudist veteran dhe trajner i KXH Policit nga Prishtina, përmes një letre të hapur, iu është drejtuar opinionit në Kosovë dhe mbarëshqiptar.

Kampioni i botës për veteran në kategorinë e policisë, si gjithmonë ka sakrifikuar për shtetin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Duhet kujtuar një fakt në vitin e kaluar, kur Cena nuk është lejuar ta përfaqësojë vendin e tij, Kosovën në Kampionatin Botëror të Policisë, Zjarrfikësve dhe Doganierëve për faktin se Kina nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Prania e tij në Kinë kishte shkaktuar telashe për autoritetet kineze, pothuajse ishte shndërruar në problem shtetëror për Kinën.

“Ne e donim të gjithë Kosovën e lirë dhe secili në forma të ndryshme dhamë kontributin për ta fituar atë liri, anipse na kushtoi shumë! 

Liria erdhi e bashkë me të edhe mundësia e secilit për t’i dhënë vendit më të mirën e mundshme, sepse bota duhej të kuptonte që ne vërtet e duam këtë tokë e kjo dashuri nuk vdes asnjëherë por vetëm bëhet më e fortë!

Secili nga ne, kushdo që e donte Kosovën, ka vendosur të jetë shërbëtor i vendit derisa të marrë frymë, tani lirshëm – pas lufte!

Aty ku ne tashmë e kemi edhe ndarjen e dy etapave kontradiktore, para dhe pas lufte, unë nuk bëra pushim, nga lufta në liri, ashtu siç e kërkonte rrethana e koha, vazhdova ta dua Kosovën hiç më pak se kokën time dhe për hir të kësaj dashurie, radhita vitet 1999-2017 me punë pandalur, gatitu para popullit tim, atij meritorit që i përulem derisa të vdes e padyshim popullit që prioritet ka Policia t’i shërbej! 

Ndonëse nuk ishte e lehtë aspak por nuk ishte e pamundur, andaj vendosshmërinë për të përfaqësuar Policinë e Kosovës sa më denjësisht, kudo që do të shkelte këmba ime, e bëra realitet.

Harroja vështirësitë kur thirrej emri im si Polici e Kosovës e të gjithë me apo pa dëshirë duhej të duartrokisnin rezultatin.

Harroja çdo pengesë për ta çuar dëm synimin tim, atëherë kur ulja kokën me modesti njëjtë sikur që i jam përulur popullit tim,e mbi qafë vëheshin medalet e fitores.

Padyshim që nuk do të ndalem, sepse me takon që të jem Policia Kampione… I ka hije Kosovës një Polici e tillë!”, ka shkruan Cena.