Nga kush ka frikë Edi Rama?! Kontroll të rreptë të qytetarëve para çdo mitingu të kryeministrit - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

15/06/2019 22:55

Nga kush ka frikë Edi Rama?! Kontroll të rreptë të qytetarëve para çdo mitingu të kryeministrit

Ballina

Gazeta Express

15/06/2019 22:55

Edhe sot kryeministri Rama vijoi me takimet elektorale në rajonin juglindor të Shqipërisë.

Ashtu si çdo ditë Rama u prit nga protesta të organizuara nga përfaqësues të opozitës, por edhe nga qytetarë të pakënaqur.

Ajo që po vihet re në takimet e Ramës është një forcë e shtuar policore dhe civilësh.

Eskorta e shoqëruar nga shumë makina të gardës, si edhe mjaft masa të tjera paraprake.

Ndërsa para takimeve të Ramës, pjesëmarrësve u bëhet një kontroll i rreptë.

Nuk dihet se kujt apo çfarë i trembet ra, për sa kohë pjesëmarrësit janë militantë të Partisë Socialiste./Express