Nga kjo datë familjarët nuk do të mund t'i vizitojnë të burgosurit - Gazeta Express
string(65) "nga-kjo-date-familjaret-nuk-do-te-mund-ti-vizitojne-te-burgosurit"

Merita Miftari

19/10/2020 16:43

Nga kjo datë familjarët nuk do të mund t’i vizitojnë të burgosurit

Merita Miftari

19/10/2020 16:43

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërprerë të gjitha vizitat e familjarëve dhe të tjerëve për të burgosurit.

Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vendimi do të zbatohet nga data 21.10.2020, ndërsa si alternativë do të mundësohen telefonatat më të shpeshta dhe komunikimi përmes rrjetit social Skype.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Express thuhet se pastrimi i rrobave për të burgosurit do të organizohet nëpër insitucione. /Gazeta Express/