Nga Juventusi në Manchester: Si sjell Ronaldo befasi gjatë Botërorëve - Gazeta Express
string(68) "nga-juventusi-ne-manchester-si-sjell-ronaldo-befasi-gjate-boteroreve"

Nga Juventusi në Manchester: Si sjell Ronaldo befasi gjatë Botërorëve

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 11:59

Botërori është një garë unike për çdo futbollist, por kjo bëhet edhe më interesante kur aty është Cristiano Ronaldo, i cili ka pasur disa ndryshime të mëdha në karrierë gjatë dy edicioneve të fundit

CR7, është golashënuesi më i ri dhe më i vjetër që ka shënuar gol në një Botëror dhe gjatë ndeshjes kundër Uruguait ai mendoi që shënoi edhe golin e dytë në Katar 2022.

Manchester United ia ka shkëputur kontratën atij javën e kaluar pasi që futbollisti bëri një intervistë eksplozive me gazetarin britanik Piers Morgan, duke akuzuar Djajtë e Kuq që e kishin detyruar largimin e tij dhe akuzoi ish klubin e tij për shumë gjëra.

Në edicionet e mëparshme të Botërorit – Rusia 2018 – ai kishte sjellë një tjetër befasi që kishte lënë të befasuar fansat e tij.

Në fakt, Ronaldo ateroi në Torino për t’ju bashkuar Juventusit më 15 korrik, derisa Franca dhe Kroacia po luanin në finale të Botërorit. Bota u ndalua atë ditë në Torino dhe për atë çfarë po ndodhte në Itali ku kishte arritur lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Serie A.

Të gjithë ndezën TV për ta shikuar finalen dhe nuk pritnin që Ronaldo të ateronte, por fokusi ishte i shpejtë kur Juventusi publikoi foton e parë të Ronaldos në Torino.

Ish ylli i Real Madridit arriti me një avion privat në aeroportin e Torinos, Caselle bashkë me familjen e tij dhe agjentin Jorge Mendes.

Ata patën një darkë me Presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli në Parco Naturale della Mandria, pak kilometra larg Allianz Stadium, ku Ronaldo kaloi tri vite të karrierës së tij.

Ai u zbulua para fansave dhe mediave ditën tjetër, të hënën më 16 korrik 2018.

Tani, mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën Ronaldo, por nuk mund të përjashtohet që ai nuk do të pensionohet pas Katari 2022, sidomos nëse ai arrin ta fitojë këtë trofe me Kombëtaren e tij. Sigurisht, ky botëror do të sjell një tjetër befasi nga pesë herë fituesi i Topit të Artë. /GazetaExpress/