Nga i marrin informacionet qytetarët e Kosovës?


load
Gazeta Express
16 Tetor 2019 14:25

Duke filluar nga gazeta, pastaj te radio e televizioni e shumë më vonë edhe te mediat online, njerëzit gjithmonë kanë gjetur mënyrat e tyre për t’u informuar.

Efekti i mediave ka një ndikim të madh te secili prej nesh. Shpërndarja e informatave me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ka bërë që lexuesi të jetë i varur te mediat sociale, veçanërisht, raporton emisioni #gjesi në T7.

Duke e parë këtë zhvillim, zgjedhja se prej ku të informohemi na takon neve si marrës të informatave të përgjithshme.  

Disa studime botërore nxjerrin të dhëna se 23% e qytetarëve në botë informohen përmes televizorit, 15% në mediat sociale, 10% në radio dhe 10% nga ana e mediave online.

Sikurse në botë, kjo përqindje edhe në Kosovë kategorizohet në bazë të grup moshave. Të rinjtë kryesisht informohen prej mediave online, derisa një moshë me e vjetër bazohen tek mediat tradicionale.

Në anën tjetër, profesori universitar, Alban Zeneli, shprehet se shoqëria jonë është jo mirë e përgatitur për gjykim të lajmeve.

Pavarësisht të gjitha zhvillimeve, bashkëbiseduesit thonë se mediat tradicionale vazhdojnë të mbeten më të besueshmet për të marrë informacionin e saktë.

Te fundit


Kthehu lart