Nga e mërkura reshje shiu, ndërsa në zonat malore dëborë - Gazeta Express
string(55) "nga-e-merkura-reshje-shiu-ndersa-ne-zonat-malore-debore"

Gazeta Express

17/02/2020 13:14

Nga e mërkura reshje shiu, ndërsa në zonat malore dëborë

Gazeta Express

17/02/2020 13:14

 Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, përcjell GazetaExpress.

Të mërkurën vranësirat do të rriten, ndërsa nën ndikim të valës së lagësht gjatë natës dhe të enjten do të ketë reshje shiu, në zonat malore dëborë. Reshjet përkohësisht do të kalojnë në dëborë  dhe në disa zona më të larta. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës do të ulet.

Lexo Edhe:

Siç bëri të ditur DPHM-ja, të mërkurën temperatura e mëngjesit do të jetë prej minus tre deri në pesë, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 16 gradë.

Mot të ngjashëm do të ketë ditëve në vijim. Të dielën temperatura e mëngjesit do të jetë minus shtatë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë./GazetaExpress/

Besmir Lika