Nga Bibla te Fjolla Morina, çfarë tha në monologun thumbues Olti Curri - Gazeta Express
string(69) "nga-bibla-te-fjolla-morina-cfare-tha-ne-monologun-thumbues-olti-curri"

Nga Bibla te Fjolla Morina, çfarë tha në monologun thumbues Olti Curri

Rozë

Gazeta Express

27/02/2022 13:12

Opinionisti, Olti Curri ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen”, ku ka treguar shumë gjëra nga jeta e tij personale dhe rreth karrierës.

Olti zgjodhi që hyrjen ta bëjë në këtë emision përmes një monologu duke ironizuar me këngëtaren kosovare, Fjolla Morinën dhe showbizin shqiptar.

Lexo Edhe:

Përmes disa vargjeve, ai u shpreh se Fjolla ishte e para që pa fije zëri u bë këngëtare kështu duke bërë klipe e duke bërë edhe koncerte.

“Në bibël e para thuhet e para ishte fjala, lerë ca thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës – kush ishte e para? E para ishte Fjolla, po po Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte”, u shpreh Olti Curri.

Madje, Olti tha se gjatë kohës që lexon revistat e huaja mund të shohësh për këngëtaren seksi, Adriana Limën, teksa tek shqiptarët ishte Fjolla e cila zgjon interesim për publikun pas secilit veprim që bën.