Nga arkivi i Armend Mujës: Dy vjet më parë ai e propozonte Vlora Çitakun presidente - Gazeta Express
string(82) "nga-arkivi-i-armend-mujes-dy-vjet-me-pare-ai-e-propozonte-vlora-citakun-presidente"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 18:17

Nga arkivi i Armend Mujës: Dy vjet më parë ai e propozonte Vlora Çitakun presidente

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 18:17

Armend Muja jo shumë vjet më parë ndante mendime krejtësisht të ndryshme me Lëvizjen Vetëvendosje, e gjithsesi edhe me kryetarin e këtij subjekti politik, Albin Kurti, ndonëse kur aderoi në LVV tha se njihen qëmoti.

Muja në mars të vitit 2019, Muja theksonte nevojen e Kosoves per nje “supernjeri”, ndërsa sugjeronte që Çitaku të propozohet për udhëheqëse të vendit.

Lexo Edhe:

“Ne vazhden e naivitetit politik dhe personalizimit te politikes u sygjerua qe Vlora Citaku po vnon ne levizje gjithe administraten e superfuqise boterore te SHBA-se. Influenca ne administraten Trump eshte provuar te jete e veshtire edhe per lidere te medha si Merkel. Por nese Znj.Citaku ka arritur kete rrallesi boterore atehere une sygjeroj qe te njejten te propozojme per te udhehequr vendin. Edhe ashtu ‘burrrat’ e politikes se Kosoves jane provuar te jene te dobet, jo-inteligjent, llafexhi e jo-punetore. Tek e fundit nje vend i vogel si Kosova, me resurse te kufizuara politike, ekonomike dhe njerezore, ka nevoje per nje supernjeri per te tejkaluar influencen ne rritje te Serbise. Beogradi ka rrahur me lehtesi ‘burrat’ e Kosoves keto vite”, shkruante Muja.

Postim i Armend Mujës në Facebook, 2 mars 2019

Tani, dy vjet pasi e shkroi këtë postim, me siguri se Muja nuk mendon njësoj. Në fakt, subjekti politik ku ka aderuar e ka emrin për Presidencën. Vjosa Osmani është nominuar nga Albin Kurti si kandidate për këtë pozitë, në ditën kur të dy nënshkruan një marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Muja s’do ta kishte menduar as që vetë do të përfundonte në Lëvizjen Vetëvendosje kur në janar të vitit 2016 thoshte se partia e Albin Kurtit dhe Lista Serbe e dirigjuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e njohin rendin kushtetues.

Sidoqoftë, disa vite nga këto qëndrime të shprehura publikisht në Facebook, Muja u shfaq në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Atij iu organizua mirëseardhja më e veçantë me të cilën dikush nga jashtë është pritur në ditën e tij të parë në LVV. /Express/