Nga 8 personat e infektuar me COVID-19 në Vushtrri, tre prej tyre janë staf mjekësor - Gazeta Express
string(83) "nga-8-personat-e-infektuar-me-covid-19-ne-vushtrri-tre-prej-tyre-jane-staf-mjekesor"

Nga 8 personat e infektuar me COVID-19 në Vushtrri, tre prej tyre janë staf mjekësor

Gazeta Express

27/05/2020 14:32

Mbrëmë në Vushtrri u shfaqën edhe 8 raste të reja me koronavirus. Të gjitha këto raste kanë qenë raste kontakti me të infektuarin që doli pozitiv në ditën e shtunë.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre personave që u prekën me COVID-19 në Vushtrri.

Lexo Edhe:

Ai deklaroi se gjatë ditës së sotme është duke u bërë gjurmimi i kontakteve të reja të këtyre personave të infektuar dhe se gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe testime të reja.