Mbrëmë në Vushtrri u shfaqën edhe 8 raste të reja me koronavirus. Të gjitha këto raste kanë qenë raste kontakti me të infektuarin që doli pozitiv në ditën e shtunë.
Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre personave që u prekën me COVID-19 në Vushtrri.
Ai deklaroi se gjatë ditës së sotme është duke u bërë gjurmimi i kontakteve të reja të këtyre personave të infektuar dhe se gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe testime të reja.