Nga 15 qershori qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë drejt Greqisë - Gazeta Express
string(70) "nga-15-qershori-qytetaret-e-maqedonise-mund-te-udhetojne-drejt-greqise"

Nga 15 qershori qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë drejt Greqisë

Gazeta Express

29/05/2020 19:54

Greqia njoftoi sot se do të hapë aeroportet e Athinës dhe Selanikut për turistët që vijnë nga 29 vende të mbarë botës duke nisur nga 15 qershori, datë e fillimit të sezonit turistik, sipas Ministrisë së Turizmit, përcjell Gazeta Express.

Pesëmbëdhjetë vende të Bashkimit Europian bëjnë pjesë në këtë listë si Gjermani, Austria, Danimarka, Finlanda, Republika Çeke, vendet balltike, Qipro, Malta si dhe vendet ballkanike, fqinje të Greqisë.

Lexo Edhe:

Franca, Spanja, Britania e Madhe apo Italia, më të goditurat nga pandemia e COVID-19 në Europë, nuk janë përfshirë për momentin në këtë listë, sipas një komunikate të Ministrisë greke të Turizmit.

Përveç BE-së, turistët që vijnë nga Zvicra, Norvegjia, vendet ballkanike fqinje të Greqisë si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia e Veriut, janë gjithashtu të autorizuara të mbërrijnë në aeroportet e Athinës dhe Selanikut, qyteti i dytë grek në veri të vendit.

Në këtë listë bëjnë pjesë gjithashtu Australia, Japonia, Izraeli, Kina, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

Ministria nuk përjashtoi zgjerimin e kësaj liste deri më 1 korrik, datë e hapjes së aeroporteve rajonale greke.

“Lista prej 29 vendesh u hartua pas një studimi të profilit epidemiologjik të çdo vendi duke marrë parasysh rekomandimet e publikuara sot nga Agjencia Europiane e Sigurisë ajrore  (EASA) dhe raporti i komisionit grek i sëmundjeve infektive”, theksoi ministria.

“Një depistim për koronavirusin e ri do të kryhet për turistët që vijnë nga këto vende”, theksoi ministria.

Pas lehtësimit gradual të masave kufizuese, nisur më 4 maj, Greqia njoftoi hapjen e hoteleve më 1 qershor para hoteleve sezonale më 15 qershor, datë e fillimit të sezonit turistik.