Nga 1 tetori ndryshojnë procedurat për blerjen e barnave


load
Gazeta Express
10 Shtator 2019 17:49

Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) informoi se nga 1 tetori furnizimi i barnave me recetë do të bëhet me ndihmën e recetës dhe njërin nga dokumentet e identifikimin, letërnjoftimin ose pasaportën, transmeton Portalb.mk.

“Personat e siguruar, nga data 1 Tetor i vitit 2019 do të kenë mundësinë të furnizohen me barna me recetë vetëm me anë të recetës dhe dokumentit për identifikim (letrës së njoftimit ose pasaportës)”, thuhet në kumtesën e FSSH-së.

Librezat shëndetësorë dhe dokumentet e identifikimit të personit të siguruar në FSSH-së do të shfrytëzohen akoma deri më 1 tetor për kryerjen e procesit të furnizimit me barna, nga mjeku amë deri në barnatore.

Te fundit


Kthehu lart