Nga 1 korriku bie në mënyrë drastike çmimi i roaming-ut në të gjithë Ballkanin


load
Gazeta Express
22 Maj 2019 15:03

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës nga muaji korrik do të mundë të bisedojnë me njëri-tjetrin me çmime shumë më të lira.

Shërbimet e roamingut do të ulen për 70%.

Sot në Ohër, Rregullatorët rajonalë dhe më gjerë i darkorduan mënyrat e zbatimit të marrëveshjes, e cila u miratua në nivel politik në fillim të prillit.

“Ajo që ne po insistojmë është t’i shmangim këto procedura të gjata në një periudhë tranzitore, teksa operatorët i zbatojnë ato mekanizma, të përcaktojmë çmimet fikse që do të ulin tarifat nga 70 deri në 80%”.- tha Sasho Dimitrioski – drejtor i AKE

“Të gjithë përdoruesit në vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë një përfitim të konsiderueshëm nga kjo, dhe presim që ata ta rrisin ndjeshëm trafikun e ndërsjellë derisa janë në roaming …”- u shpreh Vitomir Dragash – menaxher në organin rregullator të Malit të Zi

Përndryshe, qëllimi përfundimtar është që në korrik të vitit 2021 shërbimet e roamingut të shfuqizohen plotësisht dhe të paguhet si trafiku vendor, siç është rasti në Evropë.

Sa i përket zvogëlimit të çmimeve me Greqinë fqinje, ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë – jo këtë verë, por deri në fund të vitit, shkruan Alsat.

“Procesi me Greqinë është paralel me këtë. Ne duhet të jemi të sinqertë, këmbëngulim në këtë proces më shumë se pala greke, sepse më së shumti turistët tanë shkojnë në Greqi dhe pritet që operatorët grekë të kenë humbje më të madhe dhe ulje të të ardhurave nga marrëveshja e roamingut “ theksoi Sasho Dimitrioski – drejtor i AKE

Tashmë janë formuar grupet punuese të përfaqësuesve nga Shkupi dhe Athina, ku janë shqyrtuar modele si të ulet çmimi i shërbimeve celulare, por ndërkohë do të priten edhe disa ndryshime në ligjet për komunikimet elektronike në Greqi.

Te fundit


Kthehu lart