Neymari merr lëvdata nga legjenda e PSG-së: Është i pandalshëm - Gazeta Express
string(61) "neymari-merr-levdata-nga-legjenda-e-psg-se-eshte-i-pandalshem"

Neymari merr lëvdata nga legjenda e PSG-së: Është i pandalshëm

Gazeta Express

15/08/2020 19:08

Ish-ylli i Paris Saint-Germainit, Valdo, beson se kur Neymari dhe Kylian Mbappe janë në formën e tyre të mirë, asnjë partneritet i mbrojtjes në botë nuk mund t’i ndalë atë.

Neymari mori lëvdata të shumta për paraqitjen e tij në çerekfinalen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, për fitoren me përmbysje kundër Atalantas, duke e kompensuar një gabim para portës në fillim të ndeshjes me një asist në golin e barazimit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Neymari e asistoi golin e shënuar nga Marquinhos në minutën e 90-të të ndeshjes, vetëm pak momente para se Eric Maxim Choupo-Moting ta shënonte golin e fitores për ta arritur gjysmëfinalen falë fitores me rezultat 2:1.

Valdo, i cili ishte pjesë e skuadrës së PSG-së që e kishte arritur gjysmëfinalen e Championsit në vitin 1995, beson se kur Neymari dhe Mbappe – që hyri në lojë në pjesën e dytë dhe e asistoi golin e fitores – janë në formë, askush s’mund t’i ndalë ata të dy.

“Kur je Neymari apo Mbappe, është shumë e lehtë të mos dyshosh në aftësitë e tya. Është e vërtetë që Neymari i humbi dy raste të mira, të cilat zakonisht i shënon. Por, ne e ndienim ndikimin e tij në ndeshje”, ka thënë Valdo.

“Kur ai luan në atë nivel, nuk ka ndonjë sistem apo taktikë që mund ta ndalë atë. Është e njëjta me Messin dhe Mbappen. Kur ata janë në natën e tyre, janë të pandalshëm”.

“Neymari kishte shumë hapësirë dhe ishte mbresëlënës në kundërsulme. Ndërsa, sa i përket Mbappes… nëse unë do të isha trajneri i Atalantas dhe do ta shihja se Mbappe po hyn në lojë, do të isha shumë i shqetësuar”. /Gazeta Express/