Neymar i paralajmëron kundërshtarët, pasi ia fitoi PSG-së tri pikët e radhës


Gazeta Express
23 Shtator 2019 12:02

Neymar beson se fitorja e vështirë 1:0 e Paris Saint-Germainit kundër Lyonit të dielën në Ligë 1 dëshmon se skuadra e tij në formë të mirë po vazhdon të përmirësohet.

Ylli i rinuar brazilian ka vazhduar t’ua rifitojë zemrat tifozëve të klubit parisien duke ia fituar PSG-së ndeshjen e dytë radhazi me një gol të vonshëm, transmeton Gazeta Express.

Dy fitoret me rezultat shumë të ngushtë në Ligë 1, të dyja të siguruar nga Neymar, tregojnë për ngritjen e nivelit të lojës së parisienëve, sipas 27-vjeçarit.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Lyoni është ekip shumë i fortë. Ata u mbrojtën mirë dhe bëmë kundërsulme shumë të rrezikshme”, tha Neymar pas ndeshjes.

“Ne po e përmirësojmë nivelin tonë çdo ndeshje. Sot luajtëm shumë mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart