Neymar e kishte menduar pensionimin nga futbolli - Gazeta Express
string(48) "neymar-e-kishte-menduar-pensionimin-nga-futbolli"

Neymar e kishte menduar pensionimin nga futbolli

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 16:00

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka bërë disa pranime befasuese për jetën e tij në futboll, duke theksuar se ai nuk ishte gjithmonë i lumtur në këtë sport.

Braziliani zbuloi se ai dikur e kishte menduar edhe pensionimin nga futbolli, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“E pyeta veten një herë nëse doja të vazhdoja të luaja futboll,” tha Neymar gjatë një interviste me revistën Gaffer.

“Dashuria ime për futbollin më qetësoi dhe më ktheu përsëri në tokë” – tregoi Neymar.

Neymar sapo ka shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tij duke fituar Trophee des Champions nën trajnerin e ri të PSG-së, Mauricio Pochettino. /Gazeta Express/