New York Times: Si ta bashkoni një Kosovë thellësisht të ndarë? Emërtojeni një liqen me emrin e Trumpit - Gazeta Express
string(101) "new-york-times-si-ta-bashkoni-nje-kosove-thellesisht-te-ndare-emertojeni-nje-liqen-me-emrin-e-trumpit"

New York Times: Si ta bashkoni një Kosovë thellësisht të ndarë? Emërtojeni një liqen me emrin e Trumpit

Lajme

Gazeta Express

27/02/2021 14:35

Shumica e gjërave në Kosovë kanë nga dy emra dhe kjo zakonisht nuk është ndonjë punë e madhe. Dy komunitetet, të cilat rrallë përzihen dhe kanë dyshime të thella për njëra-tjetrën, e përdorin cilindo që dëshirojnë.

The New York Times

Lexo Edhe:

Por si të quhet rezervuari me rreth 13 kilometra katrorë sipërfaqe, që zgjatet deri në Serbi por që shtrihet më së shumti në Kosovë, kjo u bë problem në fund të vitit të kaluar, kur zyrtarët e të dyja vendeve u ngatërruar në një shtytje të pazakontë diplomatike nga administrata e Trumpit për ta shëruar çarjen helmuese mes dy komuniteteve.

Përpjekja, e udhëhequr nga ambasadori i Trumpit në Berlin, Richard Grenell, i la anash Departamentin e Shtetit dhe Bashkimin Evropian, të cilët kishin punuar me vite të tëra, me pak sukses, për ta bindur Serbinë që ta pranojë ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur. Të ndarë nga etnia, gjuha dhe historia, popullsia shqiptare shumicë dhe pakica serbe në Kosovë nuk pajtohen pothuajse për asgjë, sidomos për statusin e vendit të cilin e ndajnë.

Duke shpresuar që interesat e përbashkëta ekonomike mund të ndihmojnë që të zhbllokohen pengesat e pazgjidhshme politike, z.Grenell, të cilin Shtëpia e Bardhë e emëroi si të dërguar të posaçëm në përpjekje për ta negociuar marrëveshjen për Kosovën, propozoi që të dërgohen ekspertë nga Departamenti i Energjisë që ta shqyrtojnë përditësimin e hidrocentralit në rezervuar, nga i cili potencialisht do të përfitonin të dyja palët.

Në atë që filloi si shaka, z.Grenell sugjeroi që emërimi i liqenit me emrin e Trumpit mund të ndihmojë. Por shakaja u bë serioze. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjete sociale tha se “e mirëpret propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump”.

Zyrtarët në kryeqytetin serb, Beograd, të interesuar për ta kënaqur Trumpin, të cilin e konsideruan si më të afërt me anën e tyre se presidentët tjerë amerikanë, gjithashtu e mirëpritën idenë.

Kosova, ndoshta shteti më pro-amerikan në botë, tashmë ka Bulevardin “Bill Clinton” dhe një statujë të ish-presidentit demokrat, i cili e kryesoi fushatën bombarduese të NATO-s kundër Serbisë në fund të viteve të nëntëdhjeta, një dyqan rrobash me emrin “Hillary” dhe një rrugë me emrin e të birit të ndjerë të presidenit Biden, Beau, oficer ushtarak që dha ndihmë për trajnimin e gjykatësve të Kosovës pas luftës së viteve 1998-99.

Shqiptarët etnikë janë shumë mirënjohës për Shtetet e Bashkuara që i shpëtuan ata nga dhuna serbe në të nëntëdhjetat, saqë “pothuajse gjithçka e propozuar nga Amerika do të pranohet, pavarësisht sa është çmenduri”, thotë Valdete Idrizi, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Mitrovica. “Pa ShBA-në, ne nuk do të kishim shtet të Kosovës”, shton ajo./Përktheu: Nasuf Abdyli – Gazeta Express