New York Times shkruan për protestën e opozitës: Çfarë po ndodh në Shqipëri?


Gazeta Express
21 Mars 2019 12:21

Prestigjiozja amerikane “New York Times” vijon t’i japë vëmendje situatës në Shqipëri. Ajo ka raportuar vetëm 2 orë nga nisja e protestës së opozitës për atë që po ndodh në Tiranë. Sipas saj opozita proteston përpara parlamentit duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

“Disa mijëra protestues të opozitës janë mbledhur përpara ndërtesës së parlamentit të Shqipërisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Tubimi i kësaj të enjteje është pjesë e protestave të opozitës së qendrës së djathtë të Partisë Demokratike prej një muaji duke akuzuar qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar. Qeveria i ka mohuar akuzat.

Në tubimet e mëparshme, mbështetësit e opozitës janë përpjekur të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose qeverisë duke përdorur shashka dhe tymuese. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Socialistët thonë se opozita nuk po ndihmon përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” – thuhet në raportimin e NYT.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart