Neville i kritikon Manchester Unitedin dhe Fernandesin - Gazeta Express
string(54) "neville-i-kritikon-manchester-unitedin-dhe-fernandesin"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 9:24

Neville i kritikon Manchester Unitedin dhe Fernandesin

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 9:24

Gary Neville ka mbetur i mllefosur nga paraqitje, siç e ka quajtur ai, e mërzitshme e Manchester Unitedit në barazimin pa gola me Crystal Palace, si dhe e ka kritikuar Bruno Fernandesin për lojë të ngathët.

Barazimi i së mërkurës mbrëma nënkupton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani ngel në vendin e dytë në Premierligë, plot 14 pikë mbrapa liderit dhe rivalit, Manchester City, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Unitedi ka mundur ta humbiste këtë ndeshje shumë lehtë, sikur mos të ishte për disa pritje brilante të portierit të dytë Henderson.

Ky barazim, i cili është i treti radhazi për Unitedin në të gjitha garat, nënkupton se djelmoshat e Solskjaerit janë përfshirë në më shumë barazime pa gola (6) se çdo skuadër tjetër në Premierligë.

Duke e analizuar paraqitjen e djajve të kuq për Sky Sports, ish-mbrojtësi i Unitedit Neville tha: “Ata duken të lodhur, duhet të them. Ata u dukën të rraskapitur dhe mendoja se do ta blindonin vendin e dytë me fitore kundër Crystal Palace, Sheffiled United dhe West Brom, por ata po ia vështirësojnë punët vetes.”

Në lidhje me Fernandesin, Neville tha: “Ai ishte i ngathët në fillim dhe në këto dy javët e fundit s’e ka treguar formën më të mirë”. /Gazeta Express/