Netflix lanson serialin e ri për Japoninë e që portretizon ‘një Game of Thrones të jetës reale’


Gazeta Express
18 Qershor 2019 11:10

Ndërkohë që studiot televiziv po nxitojnë që ta krijojnë një serial që do ta zëvendësonte Game of Thrones, Netflix ka krijuar një serial i cili po konsiderohet si ‘historia e vërtetë e Game of Thrones’.

Sipas magazinës Deadline, kompania gjigande Netflix ka krijuar një dramë e cila paraqet luftën e mbretërive japoneze, e që do të titullohet: “Epoka e Samurait: Beteja për Japoninë”.

Ky serial eksploron kohën kur Japonia ishte e ndarë nga disa mbretëri të fuqishme të cilat luftonin kundër njëra-tjetrës për dominimin e Japonisë.

Incizimi i serialit ka filluar, dhe lokacionet janë Japoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Pritet që të lansohet në fund të këtij viti. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart