Netanyahu nuk arrin të formojë qeverinë e re në Izrael


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 10:48

Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk do të mund ta formojë qeverinë, duke i lënë mundësi rivalit të tij politik për ta bërë një gjë të tillë.

Netanyahu ka qenë në pushtet në dekadën e fundit, mirëpo ai nuk ka arritur të krijojë koalicion me shumicën, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shtator.

Rivali i tij, Benny Gantz nga Partia Blu dhe Bardhë do të tentojë që të formojë qeverinë.

“Unë kam bërë të gjitha përpjekjet për ta dërguar Benny Gantzin në tavolinën e negociatave, dhe të formojë një qeveri të unitetit kombëtar, për të parandaluar zgjedhjet tjera. Fatkeqësisht, ai secilën herë ka refuzuar”, ka thënë ai.

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka thënë se do t’i japë Gantzit 28 ditë për të kryer negociatat.

Ligjvënësit izraelito-arabë kanë thënë se do ta përkrahin atë, mirëpo Gantz, që udhëheq aleancën e qendrës së djathtë sërish nuk siguron 61 votat e nevojshme për të krijuar shumicën në parlamentin me 120 ulëse.

Presidenti Rivlin ka thënë se do të tentojë shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat janë mbajtur dy herë gjatë këtij viti.

Gantz është ish-udhëheqës i ushtrisë izraelite dhe ka shërbyer në atë pozitë, derisa Netanyahu ka qenë kryeministër.

Netanyahu në anën tjetër ka më shumë përvojë politike, mirëpo është duke u përballur me seanca gjyqësore rreth pretendimeve për përfshirje në korrupsion.

Te fundit


Kthehu lart