Nesër Venecia publikon raportin, Meta ironizon: Unë jam i shqetësuar për Kombëtaren dhe Hysajn


Gazeta Express
10 Tetor 2019 22:27

24 orë para publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, Presidenti Meta ka reflektuar një qetësi dhe indiferencë totale, duke përsëritur se “Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua”. Nga studio e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel, Kreu i Shtetit është shprehur ndër të tjera se “Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe me raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!”

Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ME raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!

E rëndësishme për mua është Komisioni i Venecias të thotë qartë a ka institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë përveç Presidentit të Republikës që cakton datën e zgjedhjeve në këtë shtet. A ka apo nuk ka?

Dhe në rast se themi që Presidenti mund të ketë tejkaluar këtë kompetencë, duhet të themi edhe se kujt ia ka marrë këtë kompetencë ose në sferën e kompetencave të cilit institucion ka hyrë Presidenti? Të parlamentit, të qeverisë, të KQZ-së apo diku tjetër?

Nesër e kam mendjen të Kombëtarja, ju mbajeni të Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.

Me çarter nuk shkoj dot. Nuk kam as kohë të shkoj me biçikletë se mund të ikja edhe me biçikletë” – ironizon Meta.

Te fundit


Kthehu lart