Nesër varroset çifti i vrarë në Prizren - Gazeta Express
string(39) "neser-varrosen-cifti-i-vrare-ne-prizren"

Nesër varroset çifti i vrarë në Prizren

Gazeta Express

24/01/2020 9:18

Një çift është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, dy ditë pasi kishte ardhur nga Suedia.

Familjarët e viktimave thanë se ata do të varrosen nesër nga ora 12:00.

Lexo Edhe:

Sipas raportit të policisë, në trupin e viktimave ishin vërejtur plagë nga arma e zjarrit.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha se sipas informatave të para që kanë, viktimat jetonin me djalin e tyre 35 vjeç A.H., por ky nuk ishte me ata kur policia gjeti trupat me datën 22.01.2020.

Shala ka thënë se janë në kërkim të djalit të tyre por jo në cilësinë e të dyshuarit duke thënë se ai do t’u ndihmojë më shumë për procesin e hetimeve.

Sipas dyshimeve të para çifti ka ndërruar jetë dy ditë para se i kishte gjetur policia dhe që nga ajo ditë burrë e grua nuk kishin kontaktuar me fëmijët tjerë në Suedi.

Dy viktimat D.H. dhe S.H. kishin ardhur në Kosovë me datë 20 janar nga Suedia. /klankosova.tv/