Nesër në orën 09:00 mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë - Gazeta Express
string(63) "neser-ne-oren-0900-mbyllet-per-qarkullim-kjo-rruge-ne-prishtine"

Nesër në orën 09:00 mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

Gazeta Express

18/11/2020 15:58

Rruga “Agim Ramadani” që përfshinë disa pjesë të kryeqytetit do të jetë e mbyllur për qarkullim nga nesër.

Arsyeja e mbylljes është puna për përfundimin e asfaltit në këtë aks rrugor.

Lexo Edhe:

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor.

“Ju lusim që gjatë kësaj kohe të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.