Nesër në Bibliotekën Kombëtare promovohet libri ‘Atman’ i autores Laura Olldashi - Gazeta Express
string(78) "neser-ne-biblioteken-kombetare-promovohet-libri-atman-i-autores-laura-olldashi"

Arte

Gazeta Express

07/12/2022 15:14

Nesër në Bibliotekën Kombëtare promovohet libri ‘Atman’ i autores Laura Olldashi

Arte

Gazeta Express

07/12/2022 15:14

Nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjeter Bogdani’ do të promovohet libri ‘Atman’ i autores Laura Olldashi. Shtëpia botuese e promovuese klubi i poezisë dhe autorja Laura Olldashi organizojnë promovimin e librit, më fillim nga ora 12:00.

Postimi i plotë nga autorja:

Lexo Edhe:

Promovimi i librit “Ātman” në Prishtinë

Është një personazh i dashur për mua që hyri në tregimet e librit “Ātman”.

Ka të ngjarë që në mënyrë të pavetëdijshme ne po e kërkonim njëra-tjetrën.

Ajo realizimin e ëndrrave të lëna mbi tokë dhe unë kuptimin e jetës time.

Ajo vajzë quhet Yllka, nga Kosova, dëshmore në betejën e Çabratit.

Kur hyri në tregimin “Ëndrrat” presenca e saj më pyeti: a po kryente jeta misionin që i është dhënë?

Herë i jam përgjigjur duke i thënë që diçka po bëj, dhe herë të tjera jam zënë në faj sepse vrulli i jetës mi harron ëndrrat.

Ka mundësi që është kjo vajzë, drita e saj e bukur, që do më shoqëroj tek ky udhëtim i ri, i pabërë më parë, tek një ëndërr që lëviz krahët për të shkuar drejtë jetës.

Libri “Ātman” promovohet edhe në Prishtinë.

Ju mirëpresim të enjten, në datë 8 dhjetor, ora 12.00 tek Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare ” Pjetër Bogdani”.

/Express