Nesër hapet Festivali i Letërsisë ‘ZaNa’ - Gazeta Express
string(38) "neser-hapet-festivali-i-letersise-zana"

Nesër hapet Festivali i Letërsisë ‘ZaNa’

Arte

Gazeta Express

08/06/2023 15:12

Nesër (e premte) bëhet hapja zyrtare e Festivalit të Letërsisë ZaNa, nga ora 19:00, në hapësirat e Muzeut të Mitrovicës.

Përgjatë kësaj nate, nga grupi i shkrimit kreativ “Za” dhe nga aktorët: Xhejlane Tërbunja, Fisnik Istrefi, Njomza Tmava do lexohen poezi të poetëve që janë fitues të konkursit të poezisë dhe të cilët vijnë nga shtete të ndryshme të Ballkanit.

Lexo Edhe:

Në kuadër të mbrëmjes do të ketë performancë muzikore nga Ansambli “Zana” i përbërë nga (Adelina Thaqi-Meta, Diellza Sylejmani, Albana Piperku Sheapi, Arstina Kadiu-Kelmendi dhe Elida Kryeziu-Hoti).

Ndërkaq, pasndeja do të mbahet në ora 21:00 në hapësira të OJQ 7Arte përcjellur me muzikë nga Agnes Nikshiq.

Kjo ngjarje do të moderohet nga Zana Hoxha.

Ky aktivitet është përkrahur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Zyra Zvicrane për Bashkëpunim në Prishtinë.