Nesër gjysma e Tiranës do jetë pa energji elektrike, merrni masa në këto lagje


Gazeta Express
4 Qershor 2019 19:42

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër disa zona në kryeqytet do të mbesin pa energji elektrike.

OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë vjen si pasojë e investimeve që po kryhen në disa kabina elektrike.

Si pasojë e investimit në kabina, në datën 5 qershor, do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë 09:00-16:00/rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Besim Fagu”  pranë rrugës “5 Maji”, 11:00-14:00/rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron” dhe 09:00-15:00 rruga “Thoma Filipeu”, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Arkitekt Sinani”, rruga “Mihal Grameno”,  rruga “Todi SHkurti”.

Te fundit


Kthehu lart