“Nesër do ketë kërkesë falje nga PD”, Këlliçi: Protesta do të jetë paqësore - Gazeta Express
string(71) "neser-do-kete-kerkese-falje-nga-pd-kellici-protesta-do-te-jete-paqesore"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 20:17

“Nesër do ketë kërkesë falje nga PD”, Këlliçi: Protesta do të jetë paqësore

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 20:17

Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta që pritet të zhvillohet nesër do jetë një protestë paqësore

Ai tha se protesta bëhet për qytetarët dhe do të jetë një pikëtakimi me shqiptarët.

Lexo Edhe:

Deputeti mohoi zërat kritike dhe theksoi se nuk po bëhet për Sali Berishën. Sipas tij, ish-kryeministri e ka treguar peshën e tij dhe 7 korriku është një sfidë për të.

“Do të jenë folësit që do të përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit. Do të fillojmë në 19:00. Është bërë thirrja që do të jetë protestë paqësore. Do të jenë të rinjtë që do të bëjnë rrethin e sigurisë. Është një protestë që bëhet për qytetarët. Nuk bëhet për Sali Berishën. Ai e tregoi peshën e tij qoftë me foltoren qoftë me 6 mars. Ai tani e ka sfidë që gjithë këtë besim që i është dhënë ta meritojë dhe ta përkthejë në rritje të opozitës. Kjo protestë bëhet për qytetarët dhe është një pikëtakimi me Shqipërinë.  Ne preferojmë që të përfaqësojë 100% qytetarët. Do të dominojnë simbolikat kombëtare”, tha ai në ABC.

Këlliçi shtoi më tej se do të ketë edhe një ndjesë nga ana e PD, për opozitarizmin e dështuar në 9 vite.

“Do të ketë edhe një ndjesë nga ana e PD që për shumë arsye i kemi lënë shqiptarëve Edi Ramën mbi kurriz. Është një pikëtakimi me qytetarët dhe aty do të merren të gjitha impresionet. Është nisja e stinës së protestave. Do të ketë protesta në seri“, u shpreh deputeti.

I pyetur për pritshmëritë, Këlliçi tha se protesta po bëhet në një moment jo shumë të favorshëm në ditë jave dhe në temperatura të larta, megjithëse sipas tij ka një dëshirë të madhe të qytetarëve për të marrë pjesë.

“Është një test për të gjithë ne, është vapë, ditë jave. Pritshmëritë janë të larta, por edhe raportimet janë nga më të ndryshme. Një pjesë të autobusëve mund tu krijojnë probleme. Duhet parë se nuk është një protestë e Lulzim Bashës tani. Kemi thënë në vjeshtë, por e nisëm në verë”, tha ai.