Nesër dhe pasnesër një pjesë e Tiranës pa energji elektrike


Gazeta Express
25 Gusht 2019 21:27

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se një pjesë e madhe e Tiranës nesër dhe pasnesër do jetë pa energji elektrike.

Sipas OSHEE-së në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 26-27 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë.

26 gusht

09:00-15:00

rruga “Marie Logoreci”, rruga Sadik Petrela pjeserisht. rruga “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës

09:00-12:00 rruga e Barrikadave, rruga “Ludovik Shllaku”

09:00-13:00 rruga “Hasan Ceka” pranë rrugës “Don Bosko”

27 gusht

09:00- 15:00 rruga “Nikolla Tupe”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Marie Logoreci”, rruga Sadik Petrela pjeserisht

09:00-13:00 rruga “Eshref Frashëri”

Te fundit


Kthehu lart