Nëse s’arrin ta marrë Lukakun, Interi e do Rebicin


Gazeta Express
12 Korrik 2019 9:17

Mediat italiane raportojnë se Interi do të tentojë ta transferojë Ante Rebicin e Eintracht Frankfurtit, nëse tentimi për të blerë Romelu Lukakun nga Manchester Unitedi i dështon.

Romelu Lukaku është zgjedhja e parë e Interit për pozitën e qendërsulmuesit, mirëpo klubi italian do ta ketë të vështirë të arrijë marrëveshje pasi që Manchester Unitedi nuk pranon ofertë më të ulët sesa 85 milionë euro për belgun, transmeton Gazeta Express.

Gazetari i famshëm sportiv i Sky Sports Italia, Gianluca di Marzio, raporton se zikaltrit nuk duan të humbin aspak koha dhe tashmë kanë filluar interesimin për Rebicin, i cili mund të jetë opsioni i dytë.

Sulmuesi 25-vjeçar ka kontribuar te skuadra e tij me 22 gola nga shumë pozita të ndryshme të fazës së sulmit gjatë tri sezoneve të tij me Eintracht Frankfurtin. Ai i shënoi dhjetë sezonin e kaluar më klubin gjerman.

Nëse Interi e transferon Rebicin këtë afat kalimtar, atëherë ish-klubi i tij, Fiorentina, do t’i fitojë 50 për qind të shumës së transferimit të tij, ndërsa 50 përqindëshin do ta marrë Eintracht Frankfurti.

Megjithatë, Interi nuk do ta ketë të lehtë t’i sigurojë as shërbimet e Rebicit për sezonin e ardhshëm, pasi që për të ka shprehur interesim edhe Atletico Madridi, pasi që Antoine Griezmann pritet të zyrtarizohet së shpejti në Barcelonë.

Sa i përket Eintrachtit, tashmë ata e kanë humbur një pjesë të madhe të fuqisë së tyre në fazën e sulmit, pasi që ia shitën Luka Jovicin Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart