Nëse nuk ndryshon metodologjia e zgjerimit, nuk do të ketë integrim deri në vitin 2030 - Gazeta Express
string(85) "nese-nuk-ndryshon-metodologjia-e-zgjerimit-nuk-do-te-kete-integrim-deri-ne-vitin-2030"

Gazeta Express

23/01/2020 12:07

Nëse nuk ndryshon metodologjia e zgjerimit, nuk do të ketë integrim deri në vitin 2030

Gazeta Express

23/01/2020 12:07

Përderisa nuk ndryshohet metodologjia dhe tempoja e atij procesi,  asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të inkuadrohet në Union para  vitit 2030, sipas studimit më të ri të Iniciativës evropiane për stabilitet (ESI).

Dokumenti e citon deklaratën e vitit 2010 të ish ministrit gjerman për Punë të Jashtme Joshka Fisher. Në pyetjen  se ç’farë “forme” do të ndërmarrë BE-ja  në dy dekadat e fundit, ai u përgjigj se “kjo e përjashton mundësinë e zgjerimit në cilin do vend ballkanik deri në vitin 2030”, duke pohuar: “Evropa është  në gjendje të sëmundjes së thellë…pozitat kombëtare  në mbarë BE-në janë thjeshtë shumë të ndryshme”.

Lexo Edhe:

Si përfundim, gjendja e tanishme tregon se “Fisher ka pasur top të kristaltë”.

Sipas autorit të analizës, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rrezik  ta përsërisin fatin e Turqisë – “Asnjëherë të mos inkuadrohen në Union”.

Në atë kontekst, vërehet se kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet prejse  vendi i fundit që u bë  anëtare e BE-së është  Kroacia.

Sa i përket vendeve tjera të Ballkanit, potencohet se Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në  vitin 2004,  është bërë kandidate një vit më vonë, por që ende nuk i ka “hapur” negociatat me Brukselin…Mali i Zi negocion për inkuadrim gati tetë vjet, që tashmë e tejkaloi Kroacinë.

Njëjtë në “statistikën depresive” citohet edhe për Serbinë – e cila filloi me negociata para gjashtë viteve dhe në ndërkohë ka mbyllur vetëm dy kapituj, ndërsa Shqipëria përpiqet më shumë se një dekadë ta marrë “dritën e gjelbërt” për hapje të negociatave, ndërsa Bosnja  nuk ka arritur përparim nga viti 2016, kur e dorëzoi kandidimin e saj.

Përfundimisht, shënohet se Kosova nuk ka mundur të aplikojë për anëtarësim sepse  nuk e pranojnë të gjitha anëtaret e BE-së.

Si përfundim,  përveç nëse diçka nuk ndryshohet  në praktikat e përhershme dhe qasjen e Brukselit,  secili që dëshiron t’i zbatojë reformat e domosdoshme  për të marrë “biletë” për në BE,  do ta humb motivimin  për ta bërë atë, ose “të ndjehet si eksperiment”.

Mes ndryshimeve për të cilat përpiqet ESI, ndërsa të cilat kryesisht  janë përpunimi i planeve për reforma në zgjerimin e Francës, citohet se zgjerimi duhet të bëhet ” proces dyfazësh”, që do të thotë se qëllimi përfundimtar i negociatave mbetet “anëtarësim me të drejtë të potë” dhe “qëllim kalimtar” t’u ofrohet vendeve kandidate  mundësi për përfshirje në tregun e përbashkët, të nënshtruar  në disa kushte, në mënyrë të njëjtë sikur në rastin e Finlandës, e cila u bë pjesë e tregut të vetëm në vitin 1994, ndërsa vitin e ardhshëm anëtare me të drejtë të plotë në BE.

Rekomandimi i dytë është “hapni dhe mbyllni të gjithë kapitujt”. Më tutje, ajo e citon nevojën e “qeverisjes të së drejtës me të vërtetë të bëhet temë qendrore”.

Më saktë e thënë “respektimi i regullave të qeverisjes të së drejtës  duhet të jetë parakusht për inkuadrim drejt tregut të vetëm dhe për anëtarësim me të drejtë të plotë, që nënkupton  kontroll shumë më të ashpër prej deri tani”.

Për ilustrim, propozohet ” nëse ndonjë vend seriozisht i shkel të drejtat bazë të njeriut ose e minon  pavarësinë e gjyqësisë, ajo duhet të ngrihet nga procesi i inkuadrimit, duke e përfshirë edhe mbajtjen e fondeve parainkuadruese” – në atë rast, procesi i inkuadrimit do të fillojë  sërish,  nëse vlerësojnë shumica e vendeve-anëtare të BE-së  se janë zbatuar reformat.

Autorët e analizës i parashtrojnë pyetjet e ardhshme për politikanët e BE-së – nëse inkuadrimi  i anëtareve të reja  do ta bëjë Unionin më të fuqishëm: nëse vazhdimi  është i mirë  për anëtarët rrjedhës; nëse zgjerimi  i Ballkanit Perëndimor sjell rreziqe – ajo është,  nëse anëtaret e reja do të “sjellin” probleme të reja, do ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes, do ta rrezikojnë  konsensusin “e brishtë” të BE-së për standardet bazë të qeverisjes të së drejtës; përfundimisht – parashtrohet pyetja – a do të rrëshqasë Ballkani Perëndimor në jostabilitet  përderisa nuk pranohet në Union, në të cilin do të thuhet: përderisa  mospranimi  i vendos këto vende në  krizë të sigurisë, ata nuk janë të gatshëm  të bëhen anëtare – anëtarësimi në BE është shumë i rëndë që të jetë rrjet i sigurt për shtetet jostabile./GazetaExpress/