“Nëse Messi dëshiron të luajë me Lautaron, le të vijë në Inter”


Gazeta Express
12 Korrik 2019 23:26

Lautaro Martinez “nuk do të largohet nga Interi dhe mezi pret të nisë punën me Antonio Conten”, thotë agjenti i futbollistit, i cili e pranon “është e vërtetë se ka pasur interesim nga Barcelona”.

Pas shkëlqimit në Copa America me Argjentinën, Lautaro Martinez ka marrë lëvdata të shumta, madje edhe nga 32-vjeçari, Lionel Messi.

U raportua se Barça është duke u interesuar për sulmuesin që në muajin gusht do të mbushë 22 vjet.

Por agjenti i futbollistit, Beto Yaque, tha për “FCInterNees” se Lautaro s’e ka ndërmend të largohet nga “San Siro”.

Derisa bëri edhe shkaka duke thënë se nëse Messit i pëlqen të luajë me Martinezin “le të vijë në Inter”.

Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi, ai mezi pret të punojë me Conten”, tha agjenti lojtarit për “FCInterNews”.

Natyrisht, të lavdërohesh nga lojtari më i mirë në botë është diçka e mrekullueshme. Lautaro është shumë i lumtur për komplimentet e Messit që do ta shtyjnë atë të punojë edhe më shumë”.

Sido që të jetë, Lautaro po mendon vetëm për Interin. Conte tashmë e ka telefonuar për t’ia shpjeguar metodat e punës dhe se llogarit në të”.

Është e vërtetë se ka pasur interesim nga Barcelona për Martinez, edhe pse askush nga klubi nuk na ka kontaktuar zyrtarisht. Janë thashetheme por ne e dimë se këtu ka edhe diçka të vërtetë. Por, po e përsëris, Lautaro do të qëndrojë në Inter”.

Le të themi kështu: nëse Messi dëshiron të luajë me Martinezin, atëherë ai mund të vijë në Inter….”, shtoi duke qeshur agjenti i futbollistit argjentinas. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart