Nëse keni këto simptoma, ju mund të jeni në depresion


Gazeta Express
11 Prill 2019 8:11

Depresioni është një çrregullim i humorit. Më shumë se vetëm hidhërim, depresioni shkakton edhe ndryshime në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe funksioneve të përditshme. Ai mund të interferojë në aftësinë e të punuarit, mësuarit, ngrënies dhe shijimit të jetës, transmeton Gazeta Express.

Përderisa disa e shpjegojnë depresionin sikur jetën në “vrimën e zezë”, disa të tjerë tregojnë për zbrazëtinë dhe jo vullnetin për të jetuar. Është shumë e rëndësishme që njerëzit që po kalojnë nëpër këtë situatë,ta dijnë që këto ndjenja nuk janë realiteti i jetës së tyre por janë simptomat  e depresionit.

Depresioni varion nga personi në person, mirëpo ekzistojnë disa simptoma dhe shenja të përbashkëta. Mirëpo sa më shumë simptoma të keni aq më të forta janë ato dhe aq më vështirë do ta përjetoni. Dhjetë nga simptomat që mund të paraqiten kur ju jeni duke kaluar depresion janë:

1.Humbja e interesit ndaj aktiviteve të përditshme- Ti më nuk interesohesh për hibit, aktivitetet sociale apo seksin. E ke humbur aftësinë për të ndier gëzim dhe kënaqësi.

2. Ndryshime të peshës- Një ndryshim më shumë se 5% nga pasha juaj aktuale Brenda një muaji mund të jetë një nga shenjat e depresionit.

3. Çrregullime të gjumit- Insomnia apo gjumi i tepërt, të dyja mund të jenë shenja të depresionit.

4. Nervozizëm dhe irritim- Ndjenja e nervozizmit dhe irritimit për gjërat më të vogla mund të jenë shenja të depresionit, Ju keni zero tolerancë ndaj të tjerëve dhe mund të bëheni edhe të dhunshëm.

5.Humbje e energjisë- Trupi juaj mund të ndihet i rëndë dhe pa asnjë fuqi kur ju jeni duke kaluar në depresion. Edhe aktivitetet e vogla do t’iu bëjnë të ndiheni të lodhur.

6.Probleme në koncetrim- Ju nuk fokusoheni, nuk merrni vendime dhe filloni të mos kujtoni gjëra.

7.Dhimbje të pashpjegueshme- Një rritje e problemeve fizike përkatësisht dhimbje të kokës, shpinëa apo muskujve mund të jetë indikacion i depresionit.

A është depresion apo çrregullim bipolar?

Çrregullimi bipolar i njohur gjithashtu si depresioni manik, është një gjendje që përfshinë ndryshime serioze të humorit, energjisë, mënyrës së të menduarit dhe sjelljes. Për arsye se ka simptoma të ngjashme me depresionin zakonisht bëhen gabime gjatë diagnostikimit. Nëse vëreni shenja si eufori, një ulje drastike e nevojës për gjumë, mendime të shpejta, sjellje impulsive atëherë ju jeni duke vuajtur nga çrregullimi bipolar dhe duhet të kërkoni për ndihmë profesionale.

Disa nga pasojat e depresionit mund të jenë: Izolimi nga familja dhe rrethi, mungesë e mbështetjes sociale, vështirësi financiare, nisje e konsumimit të alkooli apo drogës, humbje e vendit të punës dhe probleme të shëndetit. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart