Nëse ju vlon gjaku kur dikush përplas buzët kur ha, ju keni këtë çrregullim


Gazeta Express
27 Nëntor 2019 11:26

A ju vlon gjaku kur dikush merr fryme rëndë, përpëlit buzët dhe rrufit gotën e çajit? Epo s’jeni ju. Është çrregullimi i trurit tuaj, që quhet misofoni.

Misofonia është një çrregullim i karakterizuar nga urrejtja e tingujve si të ngrënit, të përtypurit, frymëmarrjen e rëndë apo klikimin e stilolapsit.

Për vite të tëra mjekët ishin skeptikë nëse duhej quajtur çrregullim mjekësor apo jo. Tanimë është vërtetuar, që personat misofonë kanë një lob frontal  që është regjion i trurit, ndryshe. Shkencëtarët skanuan trurin e një numri misofonësh, dhe vunë re ndryshimet ne aktivitetin e trurit kur një tingull nxitës dëgjohej.

Njerëzit misofonë vuajnë nga një abnormalitet në zonën, që kontrollon emocionet. Tingujt nxitës shkaktojnë gjendje tepër aktive psikologjike, rrahje të shpeshta të zemrës dhe djersitje.

Njerëzit e studimit u testuan me tre grupe tingujsh. Tinguj të këndshëm si shiu, një kafene apo ujë që vlon; tinguj të pakëndshëm si një foshnje që qan si dhe tinguj nxitës si frymëmarrja dhe të përtypurit.

Në këtë studim është vërtetuar se valët e trurit tek këta persona, ishin më ndryshe nga ata, që nuk e kishin këtë çrregullim. /Express

Te fundit


Kthehu lart