Askush nuk mund të krahasohet me Pelen, thotë Tostao.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë as afër nivelit të Peles, sipas legjendës Tostao, i cili thotë se vetëm nëse i bëjmë bashkë karakteristikat e 11 fituesve të Topi të Artë, atëherë mund të krahasohen me legjendarin, Edson Arantes do Nascimento (PELE).
“Unë mendoj se Pele ishte më i mirë se të gjithë. Për mua, nuk ka asnjë krahasim. Pele ishte shumë më i plotë. Ai kishte çdo cilësi që një sulmues mund të kishte. Ai nuk kishte asnjë defekt”, u shpreh Tostao, njeriu që ka fituar Kupën e Botës në vitin 1970 përkrah Peles.
“Messi është spektakolar, por ai nuk e godet topin si Pele, ai nuk gjuan mirë me të dy këmbët, ai nuk bën lëvizjet që bënte Pele”.
“Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai nuk ka aftësinë që kishte Pele dhe ai nuk bën pasimet e jashtëzakonshme që bënte Pele”.
“Nëse i bëni bashkë cilësitë e Cristiano Ronaldos dhe Messit, atëherë do të keni një lojtar që ta krahasoni me Pelen!”. /Gazeta Express/