“Nëse Fati luan s’do të jetë për rekord, por për shkak se kemi nevojë për të”


Gazeta Express
16 Shtator 2019 23:50

Valverde ka vetëm fjalë të mira për 16-vjeçarin, Ansu Fati. Talenti që pushtuar botën mund të bëhet golashënuesi më i ri në histori të Champions League nëse të martën luan kundër Dortmundit.

Është vetëm 16-vjeçar, ai po e jeton një ëndërr, Ansu Fati është shndërruar në njeriun më të përfolur në botë për shkak të talentit që posedon dhe paraqitjeve që po tregon, raporton Gazeta Express.

Ai ka thyer tashmë dy rekorde në moshën 16-vjeçare. Fati është bërë lojtari më i ri në histori të Barcelonës që shënon në La Liga dhe më i riu në histori të La Ligës që shënon dhe asiston në një ndeshje – këtë e bëri kundër Valencias, në fitoren 5-2 të Barcelonës.

Ai tani synon të thyejë edhe një tjetër rekord, kësaj radhe në Champions League, të bëhet futbollisti më i ri që shënon në këtë garë dhe pritet të ketë minuta të martën kundër Borussia Dortmundit.

Ernesto Valverde ka dhënë sinjale se do t’ia japë shansin Fatit, por jo për shkak të rekordit.

Jemi të ngazëllyer me Ansu Fati, por duhet të tregohemi të kujdesshëm me të”, u shpreh Valverde.

Nëse ai luan nesër, s’do të jetë për të thyer rekordin, por për shkak se ekipi ka nevojë për të”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart