Nëse e shihni këtë shenjë në gisht, ju kërcënon sëmundja e rëndë e mushkërive


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 12:55

Simptomat e kancerit të mushkërive, fatkeqësisht, më së shpeshti nuk shfaqen derisa sëmundja të mos përparojë, ndërkaq pakkush e di që kjo shenjë në gisht mund të tregojë këtë sëmundje të keqe

Kur zhvillohet sëmundja shfaqen këto simptoma: kollitje e pandalshme, infeksioni, kollitje me gjak, mungesë e frymëmarrjes, dhembje në mushkëri, lodhje konstante, humbje apetiti dhe dobësim i shpejtë.

Ekspertët theksojnë se te 3 deri në 10 persona të cilët janë sëmurë nga kanceri i mushkërive është shfaqur ndryshim i caktuar në gishta.

Në të vërtetë, fundet e gishtave dhe të thonjve rriten dhe bëhen të shtrembër.

Ky deformim shfaqet nëpërmjet tri fazave:

– E para, baza e thonjve bëhet më e butë, ndërkaq lëkura rreth thonjve shkëlqen, pastaj majat e thonjve bëhen çuditërisht të shtrembëruar, ndërkaq faza e tretë nënkupton rritjen e fundeve të gishtave dhe është e mundshme që të theksohen dukshëm eshtrat te nyjat në gishta dhe kyçe.

Tumori krijon kimikate të caktuara dhe çrregullon punën e hormoneve, andaj fundet e gishtave rriten, sepse në ta qëndron më shumë gjak sesa duhet.

Kjo simptomë mund të tregojë edhe në ndonjë sëmundje tjetër më pak të rrezikshme, mirëpo nëse e vëreni këtë shenjë, menjëherë shkoni te mjeku.

Te fundit


Kthehu lart