Nëse deri më 17 shtator nuk i legalizoni armët, dënim 7500 euro e deri 10 vjet burg


Gazeta Express
12 Shtator 2019 9:18

Policia e Kosovës ka organizuar një fushatë vetëdijesuese lidhur me legalizimin e armëve pa leje.

Deri më 17 shtator, qytetarët kanë kohë t’i legalizojnë armët pa leje.

Nëse nuk legalizohen deri me këtë kohë, Policia ka thënë se do të ketë dënime me 7500 euro dhe deri në 10 burg.

Legalizimi i armëve bëhet duke aplikuar në stacionin më të afërt policor dhe pastaj të ndiqen udhëzimet tjera nga zyrtarët policorë. 

Te fundit


Kthehu lart