Neruda u vra nga Pinochet? Hapen sërish hetimet mbi vdekjen e poetit të famshëm - Gazeta Express
string(78) "neruda-u-vra-nga-pinochet-hapen-serish-hetimet-mbi-vdekjen-e-poetit-te-famshem"

Neruda u vra nga Pinochet? Hapen sërish hetimet mbi vdekjen e poetit të famshëm

Arte

Gazeta Express

27/01/2023 14:26

Nuk ishte një kancer i pandalshëm në prostat, sikurse u tha, por një lëndë toksike vdekjeprurëse shkaku i vdekjes së poetit kilien Pablo Neruda, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë thuajse 50 vjet më parë.

Tragjedia ndodhi 12 ditë nga grushti i shtetit të gjeneralit Augusto Pinoçet, i cili i dha fund eksperiencës demokratike të presidentit Salvador Allende.

Lexo Edhe:

Disa të dhëna të mbledhura në vitet e fundit nga hetuesit kanë bërë që të rikthehen dyshimet dhe të kryhen hetime më të thella mbi çështjen.

Tani, një grup i ri ekspertësh, i treti që prej vitit 2013, do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së Nerudës, e ndodhur më 23 shtator 1973.

Pesë vjet më parë, grupi i dytë i hetuesve kishte arritur në përfundimin se Rikardo Neftali Rejes, emri i vërtetë i poetit, nuk kishte vdekur nga kanceri që e mundonte.

Përkundrazi, ata kishin zbuluar një lëndë toksike në një mikroorganizëm të quajtur Klostridium Botulinum, duke vënë në dukje nevojën për analiza të mëtejshme dhe më të thelluara.

Gjyqtarja kiliene për të drejtat e njeriut, Paola Piazza ka risjellë në vëmendje së fundmi se laboratorë të specializuar janë ngarkuar me detyrën e ekzaminimit për të zbuluar nëse bëhej fjalë për një bakterie të kultivuar në laborator.

Ekipi i ri i ekspertëve, ka shtuar gjyqtarja, do të nisë hetimet nga rezultati i këtyre studimeve për të zbuluar shkaqet e pranisë së lëndës helmuese në trupin e poetit.

Kufoma e autorit të kryeveprës “20 poezi dashurie” u zhvarros më 8 prill të 2013-s nga varri i tij në plazhin Isla Negra, ku prehej përkrah bashkëshortes së tij të fundit./gazetaTema