Afati i nëntorit dhe ai i prillit me nga dy provime


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 13:31

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të kenë mundësi që në afatet e nëntorit dhe të prillit t’i paraqesin nga dy provime.

Kështu ka vendosur gjatë ditës së premte Senati i Universitetit të Prishtinës, gjatë mbledhjes që është duke u mbajtur në hapësirat e rektoratit.

Sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, ka thënë se ky afat do të vlejë për vitin akademik 2019/2020.

“Ky afat do të hapet dhe do të vlejë për vitin akademik 2019-2020 deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar ai.

Te fundit


Kthehu lart