Në hapësirat e Akademisë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar ditë më parë është mbajtur ceremonia e diplomimit. Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe Ilirianë Bunjaku dhe Ardit Deliu nga Kosova. Në emisionin “#Gjesi” në T7, nëntogeri Ardit Deliu ka treguar më shumë për suksesin e tij të diplomimit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Për mu është ndjenjë e papërshkrueshme, sidomos për faktin që të gjithë e dimë nëpër çfarë ka kaluar vendi ynë”, tha Deliu.
Pos tjerash, Deliu për të qenë pjesë e ushtrisë e ka pasur ëndërr edhe nga fëmijëria.
“Përgjegjësia është gjithë e madhe sidomos kur je pjesë e një institucioni si FSK, e që besimi është shumë i madh”, shtoi ai.
Tutje, ai shtoi se të gjitha mësimet e marra në Britani do të mundohet t’i praktikojë në vendin e tij.