Nënshkruhet projekti për menaxhimin e COVID-19 në vlerë 200 mijë euro - Gazeta Express
string(69) "nenshkruhet-projekti-per-menaxhimin-e-covid-19-ne-vlere-200-mije-euro"

Gazeta Express

14/07/2020 7:42

Nënshkruhet projekti për menaxhimin e COVID-19 në vlerë 200 mijë euro

Gazeta Express

14/07/2020 7:42

Në prani të Ambasadorit gjerman në Republikën e Kosovës, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ në Kosovë, David Oberhuber, një partneritet publik-privat (PPP) do të nënshkruhet midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer.

Qëllimi kryesor i këtij granti prej 200,000 euro do të jetë zbatimi i masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të COVID-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve.

Lexo Edhe:

Ky financim është pjesë e një programi specifik PPP (develoPPP.de) që u vu në zbatim nga GIZ menjëherë pas fillimit të pandemisë Coronavirus, dhe është si përgjigjje e Gjermanisë për të minimizuar ndikimin e COVID-19 në të gjitha pjesët të globit.

Ceremonia e nënshkrimit të projektit për përgjigje ndaj Covid-19 të financuar nga GIZ mbahet në Kolegjin Heimerer duke filluar nga ora 15:00./kp/