Nënkryetarja e Senatit francez, Konve-Mure viziton Maqedoninë


Gazeta Express
3 Nëntor 2019 9:53

Nënkryetarja e Senatit të Francës, Elen Konve-Mure, nesër vjen në Shkup në takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesit e trupave kuvendorë dhe të grupeve të deputetëve.

Vizita Konve-Mure, siç theksohet në kumtesën e paralajmëruar nga Ambasada e Francës e reflekton përforcimin e këmbimeve parlamentare   të Maqedonisë së Veriut dhe Francës në perspektivën  e rrugës evropiane të vendit i cili mbetet tërësisht aktual.

“Kjo vizitë,  që realizohet në suaza të  strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor i riafirmon marrëdhëniet  e besimit dhe miqësisë mes Senatit francez dhe Kuvendit të Maqedonisë, si dhe ndaj qytetarëve në tërësi”, citohet në kumtesë.

Senatorja Konve-Mure  e cila ka marrë pjesë në përgatitjen e Propozim-ligjit për ratifikim të Protokollit për anëtarësim  të Maqedonisë së Veriut në NATO,  që muajin e kaluar në lexim të parë kaloi në Senatin  e Francës dhe pritet së shpejti  të miratohet në Asamblenë kombëtare, do të takohet edhe me  nënkryetarin e Kuvendit Goran Misovski, me grupin e deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin francez dhe me kryetarët e komisioneve kuvendore për mbrojtje dhe siguri, për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane, Hari Lokvenec, Antonio Milloshoski dhe Artan Grubi.

Është parashikuar gjatë vizitës së saj dyditëshe në vend të mbahet edhe konferencë në Akademinë diplomatike të MPJ-së në të cilën do të diskutohet për evoluimin e mbrojtjes evropiane.

Konve-Mure do t’i vizitojë varrezat ushtarake franceze në Shkup, si dhe shtëpinë përkujtimore  e cila ishte hapur në solemnitet në maj të vitit 2018, për t’u bërë homazhe 3.000 ushtarëve, të cilët prehen aty.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart