Nënkryetarja e LVV'së i reagon Zemajt që tha se reagimet për vdekjet e djeshme ishin histerike - Gazeta Express
string(93) "nenkryetarja-e-lvvse-i-reagon-zemajt-qe-tha-se-reagimet-per-vdekjet-e-djeshme-ishin-histerike"

Nënkryetarja e LVV’së i reagon Zemajt që tha se reagimet për vdekjet e djeshme ishin histerike

Gazeta Express

06/07/2020 10:37

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Mulhaxha i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt lidhur me vdekjet e djeshme në QKUK, raporton Gazeta Express.

Mulhaxha në Facebook ka shkruar se reagim histerik ishte tendenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, atëherë kur në Kosovë ishin vetëm 19 raste pozitive.

Lexo Edhe:

“Reagim joracional, ishte votimi i mocionit të mosbesimit në kohën e epidemisë-pandemisë COVID-19 dhe menaxhimit të suksesshëm të saj nga ana e Qeverisë Kurti, e ku ishit pjesë edhe ju”, ka thënë ajo.


“Reagim i pamatur është të akuzosh të tjerët për gabimet e bëra dhe të mos kuptosh se kjo kohë kërkon edhe profesionalizëm përveç librezës partiake”, shtoi deputetja e LVV’së./GazetaExpress/